Estetike

Bëheni nuse? Çfarë duhet dhe dhe çfarë nuk duhet të bëni.

Dita dhe nata e martesës është posaçërisht për ju. Përgatiteni muaj të tërë që të jeni sa më e bukur, por kini kujdes sepse dëshira juaj e zjarrtë për të qënë vezulluese atë ditë mund t’ju çojë drejt teprimit.

Çfarë duhet të bëni:

  • Një muaj më parë bëni një terapi hidratuese në flokët tuaj në parukerinë ku keni mbyllur për t’ju rregulluar, sepse atje dinë nevojat tuaja por dhe cila është përfundimi i dëshiruar për ditën e martesës suaj.
  • Rregullim i vazhdueshëm i duarve dhe këmbëve tuaja, manikyr dhe pedikyr ku të përmbajë dhe terapi forcuese. Lyerja dhe modeli i thonjve të bëhen dy ditë më parë.
  • Mos harroni hidratimin natyral të lëkurës tuaj që e bënë vetëm uji. Nëse është një karakteristikë bazë i të ushqyerit tuaj të përditshëm le të mbetet kështu, por nëse jo mirë do të ishte të bëhej.
  • Një muaj para martesës tuaj, kujdesuni të flini të paktën  6-8 orë, në rast të kundërt sado maska bukurie që të bëni, nuk do të kenë përfundimin që doni. Organizmi para së gjithash ka nevojë për shlodhje.

Çfarë nuk duhet të bëni:

  • Pakësoni kafenë sepse përveçse shkaktojnë tharje do t’ju krijonë më tepër intensitet, gjë që nuk do e dëshironit.
  • Të kujdeseni që të gjithë t’ju vënë re sepse do të shkëlqeni nga lumturia dhe kjo jo për arsye të makiazhit të tepruar. Mos vini shume glitter dhe mos bëni gabim që të theksoni shumë edhe sytë edhe buzët. Kini kujdes pra, që të mos e teproni.
  • Prova të çastit të fundit me produkte që nuk i keni përdorur në të kaluarën, janë të rrezikshme. Asnjëherë mos përdorni një produkt, nëse nuk e keni provuar.

©bukuri.com

6 comments on “Bëheni nuse? Çfarë duhet dhe dhe çfarë nuk duhet të bëni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *