
Çadra është një nga gjërat e domosdoshme gjatë ditëve me shi të dimrit. Moda ka menduar edhe për to. Mund të konsiderohet dhe si një lloj bizhuterie zbukuruese në jetën e përditshme dhe të dhurojë hijeshi.
Çadra është pranuar më tepër se e domosdoshme në daljet tona dhe një nga gjërat më të rëndësishme në çantën tonë. Mund të zgjidhni midis shumë llojeve të ndryshme, atë që ju shkon me stilin tuaj.
Çfarë ngjyre të zgjedh?
Meqënëse gjyrat kanë hyrë në jetën tonë në mënyrë të rëndësishme, mund të zgjidhni çadër shumëngjyrëshe, por edhe në çfarëdo lloj ngjyre tjetër doni si, të kuqe, roz, lejla, blu, jeshile, portokalli, të verdhë etj. Për një ngjyrë më harmonike zgjidhni një çadër shumëngjyrëshe, por nuk mungojnë edhe për ju çadrat me figura dhe zbukurime.
Çadër të vogël apo të madhe? Cila më përshtatet?
Çadra e vogël dhe e lehtë do t’ju lehtësojë që ta keni gjithmonë në çantën tuj dhe të vazhdoni xhiron tuaj në një ditë me kohë të keqe. Janë modeste dhe të durueshme dhe mund të futen lehtë në këllëfin e tyre.
Çadrat e mëdha që kanë dorezë druri apo meshine, ofrojnë mbajtje të sigurtë, përderisa trupi i tyre i durueshëm mund të durojë edhe erërat e forta.
Për ju që nuk doni të mbani çadër dhe vraponi poshtë ballkoneve që të mos lageni ju sugjerojmë një çadër të tejdukshme… pa ngjyrë dhe me një rrip që ta mbani në krah kur të mos e përdorni.
©bukuri.com
0 comments on “Zgjidhni çadrën që ju pëlqen”