Estetike

Probleme me buzët?

Ndryshimet e temperaturës dhe ajri i ftohtë mund t’i thajë buzët tona. Nëse i lëpini buzët për ti qetësuar, duke u lagur nga pështyma, tharja e tyre keqësohet. Pas tharjes ato mund të çahen. Nëse nuk kujdeseni për to në kohën e duhur, niveli tjetër do të jetë çarja e lëkurës së buzëve. Nëse çarja përparon më shumë, do të krijohet skuqje, acarim akoma edhe plagë.

Çfarë mund të bëni?

Lyejini mëngjes dhe darkë përpara gjumit me një balm zbutës dhe mbrojtës. Mirë është të ketë dhe SPF, sidomos nëse ndodheni në vende ku ka borë, ose nëse buzët tuaja janë shumë delikate. Që të pakësoni mundësitë e paraqitjes së problemeve tek buzët, zgjidhni buzëkuq ose gloss me përbërje të yndyrshme (dyll, vajëra etj).

©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Probleme me buzët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *