Hair Styling

Maskë ushqyese dhe freskuese për flokët

 

Nevojiten:

  • 10 ml vaj bajamesh
  • 10 ml vaj dafine
  • 3 pika vaj eterik rozmarinë
  • 3 pika vaj eterik limoni

Përgatitja:

Trazoni më parë vajin e bajame dhe të dafinës dhe pastaj shtoni vajin e rozmarinës dhe të limonit, duke i trazuar mirë. Përhapni në fillim solucionin e krijuar në rrënjët e flokëve duke u bere masazh flokëve dhe më pas përhapeni në të gjithë flokun. Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe në fund lajini flokët duke vënë më parë shampon dhe pastaj ujin.

Shënim: (Vajërat eterike mund t’i gjeni në farmaci ose mund ti porositni nëpërmjet internetit).

©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Maskë ushqyese dhe freskuese për flokët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *