Estetike

Bëni vetë maskë ushqyese për fytyrën nga … dollapi juaj

 

Ju kemi thënë shpesh që të bëni maska për fytyrën me produkte të cilat i ofron natyra dhe që mund t’i gjeni lehtë në shitje. Për maskën që do tj’u sugjerojmë sot nuk do keni nevojë të shkoni larg, por vetëm deri tek dollapi juaj!

Do t’ju nevojiten:

Mjaltë

Miell gruri

Birrë

Proçedura për të bërë maskën tuaj të fytyrës është mjaft e thjeshtë, ashtu edhe produktet që do të përdorni.

Hidhni në një tas një lugë mjaltë, një lugë miell gruri dhe 20 ml birrë.

Pëhapeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj me të ftohtë. Edhe nëse e lini maskën për më shumë se 20 minuta, nuk do të keni asnjë problem, sepse përbërja e saj nuk shkakton asnjë lloj alergjie ose acarimi.

Do t’ju pëlqejë shume kur të shikoni se ju dhuron një lëkurë të lëmuar, të pastër dhe të shndritshme!

©bukuri.com

6 comments on “Bëni vetë maskë ushqyese për fytyrën nga … dollapi juaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *