Nevojiten:
- 1 pulë
- 1 filxhan me ullinj jeshil pa bërthamë
- 1 gotë vere me uzo ose konjak
- 1 qepë të thatë të grirë ose 3-4 qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhre të grirë
- 1 lugë të vogël me borzilok të grirë
- 1 lugë të vogël majdanoz të grirë
- 1 filcan me vaj ulliri
- kripë
- piper
Përgatitja:
Presim pulën në disa pjesë dhe i hedhim kripë dhe piper. E skuqim pak në një tenxhere ku kemi hedhur gjysmën e filxhanit me vaj dhe e shuajmë duke i hedhur uzon ose konjakun. Hedhim qepën, hudhrën majdanozin, borzilokun, ullinjtë. I hedhim vajin që ka mbetur dhe 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare rreth 40-50 minuta.
Shoqërohet me patate të skuqura ose oriz.
©bukuri.com
0 comments on “Mish pule me ullinj jeshil”